Futboll Seria A Sport

GARA E DY KLUBEVE TË PREMIER/ Derbi anglez në merkato për yllin e Juventusit…

Tifozët e Juventus mendonin se do të shihnin një treshe të frikshme në sulm të formuar nga Douglas Costa,  Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo-s, por braziliani nuk ka shkëlqyer në këtë sezon.

Për shkak të dëmtimeve të shumta, asaj që ndodhi me Di Francesco-n dhe problemeve të tjera jashtë fushës, ecuria e tij deri tani me bardhezinjtë ka qenë për t’u harruar.

Për këto arsye, Juventus mund të vendosë të pranojë ofertat e mundshme që mund të bëhen për ish-yllin e Bayern-it, me dy skuadrat e Manchester-it që duken më të interesuara se të tjerat.

Sipas “Tuttosport”, United dhe City janë gati të zhvillojnë një derbi në merkato për të siguruar shërbimet e Douglas Costa-s.  “Djajtë e Kuq” kanë provuar ta marrin edhe verën e kaluar, ndërsa Pep po mendon të ribashkohet me të pas eksperiencës në Bundesliga.

Related posts

Befason Behari: Humbëm ndeshjen, por jo shanset për Evropën

Sadik.Autor

Eleminimi i Spanjës, shfryn Shpëtim Gjika: Ku do shkonin ata me një portier që…

Sadik.Autor

LIVE/ Laçi-Kukësi, Kurbinasit humbasin dy mundësi të mira

Delo.autor

Leave a Comment