Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E YLLIT KROAT/ Nënkampioni i botës “refuzon” Interin: Tashmë i kam dy pasaporta…

Ivan Rakitic thotë se Barcelona është klubi i përsosur për të dhe ndihet i lumtur në “Camp Nou”, duke luajtur për të fituar titullin në La Liga, Champions dhe Kupën e Mbretit (tripletën). Këtë përgjigje ka dhënë së fundi nënkampioni i botës, teksa emri i tij po lidhet shumë me Interin.

Rakitic është kontraktuar nga katalanasit deri në vitin 2021, por e ardhmja e mesfushorit kroat është e pasigurt me mbërritjen e De Jong. Për pasojë, Inter, Manchester United, Arsenal, Chelsea dhe PSG thuhet se janë interesuar për të. Megjithatë, pavarësisht ardhjes së afërt të ndërkombëtarit holandez në Barcelonë, vetë Rakitic nuk ka plane për t’i lënë gjigandët spanjollë.

 “Më pëlqen të jetoj në Spanjë– tha Rakitiç nëpërmjet DAZN, duke ripohuar dëshirën e tij për të qëndruar me klubin aktual. Për fat të keq, nuk mund të kërkoj një pasaportë tjetër, sepse tashmë i kam dy, përndryshe do të merrja edhe atë spanjolle. Jam mirë këtu dhe i lumtur.

Familja ime është e lumtur këtu, edhe vajzat janë duke u përshtatur mirë në Barcelonë, sepse jemi afër Sevilla. Prandaj, qëndrimi këtu është i përsosur për mua“.

Rakitic, i cili mbërriti nga Sevilla te Barcelona në vitin 2014, ka luajtur 24 ndeshje në La Liga, këtë sezon, ose 38 të tilla në të gjitha garat. Ai ka bërë 252 paraqitje në total për klubin katalanas, duke shënuar 34 gola gjatë qëndrimit të tij në Barcelonë.

Kroati ka fituar tri “kurora” të La Liga-s dhe një titull të Ligës së Kampionëve me fanellën blaugrana. Përveç këtyre, Rakitic ka fituar një Superkupë Europiane dhe një Botëror Klubesh, pa harruar Kupën e Mbretit, të gjitha me Barcelonën.

30-vjeçari luajti 90 minuta të plota në fitoren 3-0 ndaj Real Madridit në mesjavë. Të tijtë u kualifikuan për herë të gjashtë radhazi në finalen e Kupës së Mbretit.

Related posts

GATI SHKËMBIMI I BUJSHËM/ PSG i ofron argjentinasin Inter në këmbim të mesfushorit Eriksen

Delo.autor

BAYER LEVERKUSEN-JUVENTUS/ Sarri me “artileri” të rëndë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Ish-sulmuesi i Partizanit realizon dopietë në sfidën ndaj… Çekiçit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment