Futboll Kombëtarja Sport

BLINDOHET SHKODRA/ Ndeshja Shqipëri-Turqi nën masa të rrepta sigurie, ja kufizimet për lëvizjet

Akse rrugore të bllokuara, dyqane të cilat duhet të mbyllen disa orë para ndeshjes Shqipëri-Tuqri e vlefshme për euro 2020, forca speciale si dhe verifikim i personave me prirje ekstremiste është plani i masave nga policia e shtetit. Në terren janë angazhuar mbi 800 forca policie ndërsa ekipi turk është nën shoqërine e repartit Renea përgjatë gjith qëndrimit në shqipëri.

Afro 800 efektiv policie kanë blindruar prej të premtes mbrëma qytetin e shkodrës aty ku pritet që të luhet ndeshja Shqipëri-Turqi e vlefshme për Euro 2020.

Reparti Renea, Forcat e ndërhyrjes së shpejtë, drejtoria e Shkodrës dhe antiterrori janë dislokuar për të garantuar sigurinë dhe rendin gjatë ndeshjes që do të luhet në Loro Boriçi.

Dhe pse zyrtarisht policia nuk jep një shifër burimet bëjnë me dije se janë shoqëruar për verifikim mbi 30 persona të cilët kan prirje për veprime të dhunshme dhe radikale.

Edhe më herët gjatë ndeshjeve sportive ka patur persona me prierje ekstremiste në qytetin e shkodrës ku disa u ndaluan para ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Ndeshja pritet të nis në ora 20:45 ndërsa hyrja e tifozëve nën kontrollin e policisë dhe rrethimeve të sigurisë do të jetë prej orës 17:00 të kësaj të premte.

Policia ka vendosur dhe një sërë kufizimesh ku nuk lejohet parkimi i mjeteve në akset pranë stadiumit Loro Borici si dhe lëvizjet në zonën përreth.

Rrugët ku preket qarkullimi i mjeteve duke patur herë pas herë pengesa janë:”Xhabije – Parrucë”, “Sheshi 2 Prilli – Parrucë”, “Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”, “Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”.

Po ashtu uniformat blu kanë kërkuar që bizneset në zonën përreth stadiumit të mbyllen prej orës 14.

Ekipi kombëtar turk që nga momenti i mbërritjes në rinas e përghjatë qëndrimit në hotel, dhe në përfundim të ndeshjes është nën monitorimin e repartit Renea.

Related posts

NDEROI EKIPIN NË CHAMPIONS/ Liverpool gati të shpërblejë Origin, ja “dhurata” e madhe që merr

Delo.autor

Zbulohen formacionet: Egjipt – Uruguai

Sadik.Autor

UDHËTON NË ARGJENTINË/ De Rossi gati për skuadrën e re…

Delo.autor

Leave a Comment