Futboll Premier League Sport

MBROJTËSI MUNGOI NË NDESHJEN NDAJ WATFORDIT/ Solskjaer sqaron: Menduam që ai të mos luante pas…

Që kur Ole Gunnar Solkjaer është trajner i Manchester United mbrojtësi seudez Victor Lindelof ka qenë gjithnjë titullar. Gjithsesi, në ndeshjen që “djajtë” që luajtën ndaj Watford të shtunën (fituan 2-1), mbrojtësi 24-vjeçar nuk u aktivizua. Madje ai nuk ishte as në stol. Kjo mungesë nuk mbeti pa rënë në sy, por trajneri norvegjez, ka sqaruar gjithçka.

“Pas kërcënimeve me jetë që mori, menduam se ishte më mirë që ai të mos luante. Aktualisht ai ka shumë gjëra të tjera për të sistemuar dhe kjo ndeshje nuk ishte e përshtatshme për të, për të luajtur. Unë jam i bindur se do të rikthehet edhe më i fortë në ndeshjen e radhës”, tha Solkjaer.

Mbrojtësi suedez është kërcënuar me jetë pak ditë më parë në vendlindjen e tij. Lindelof pat kërkuar leje për të mos luajtur me Suedinë në ndeshjen e Euro 2020, për të qenë pranë bashkëshortes së tij, e cila ishte shtatzënë dhe që po linde fëmijën.

Kjo kërkesë e lojtarit krijoi mjaft polemika dhe kritika te tifozët, që e kanë kërcënuar me jetë si mbrojtësin ashtu dhe bashkëshorten e tij. Këto lajme u zyrtarizuan nga mediat suedeze, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Related posts

FENOMENAL MIGJEN BASHA/ Ish-mesfushori i kombëtares shënon në Australi (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Largimet e studjuara nga Milan sjellin mini-thesar për merkaton!

Delo.autor

Kupa e Anglisë/ Chelsea pret Bournemout, United luan në transfertë

Delo.autor

Leave a Comment