Futboll Seria A Sport

ÇËSHTJA E YLLIT VAZHDON TEK INTERI/ Wanda nuk ndalet: Unë punoj që ai të ndihet mirë, dua…

Çështja Icardi mbetet në qendër të vëmendjes tek Interi, edhe pse ndërkohë skuadra vazhdon të vuajë e të luftojë si për kualifikimin në Champions, ashtu edhe për triumf në Europa League, duke mbledhur forcat dhe duke manovruar si të mundet, në mungesë të disa lojtarëve me peshë, duke nisur nga ish-kapiteni.

Bashkëshortja, njëkohësisht agjentja e Icardit, Wanda Nara, ka vazhduar me atutat dhe deklaratat e saj plot thumba, duke folur si zakonisht në emisionin Tiki Taka në Canale 5.

ICARDI NUK ISHTE NË STADIUM NDAJ SPAL – “Qëndroi në shtëpi me fëmijët, jo se kishte frikë nga fishkëllimat, por ishte diçka e vendosur në bashkëpunim me klubin. Tani flas më shumë me Marotta-n sesa me Mauron, për të shmangur keqkuptime në një moment kaq delikat. Duhej të fitonim, fituam dhe jam shumë e lumtur”.

TAKIMI ME INTERIN – “Preferoj të mos flas shumë, sepse për ne interistët do jetë një javë shumë e vështirë, me dy ndeshje delikate, ndaj çdo gjë që them mund të interpretohet keq. Them vetëm që ishte një takim pozitiv, si ndodh gjithnjë kur palët përballen me seriozitet. Mauro dëshiron të vazhdojë të luajë për Interin, shpresojmë që gjithçka të zgjidhet sa më shpejt. Unë punoj që ai të ndihet mirë, dua paqe. Kemi zgjedhur edhe një avokat interist…”.

KTHIMI NË DERBI? – “Mauro nuk e ka shpikur problemin në gju, duhet të kurohet natë e ditë. Po i jep prioritet shëndetit në këtë moment, sepse ndoshta nuk ndihet i rëndësishëm për skuadrën. Kemi kërkuar që klubi ta rehabilitojë publikisht? Nuk është e vërtetë. Ndoshta kur të flasë vetë Icardi, njerëzit do kuptojnë shumë gjëra”.

Related posts

Antonio Conte dhe Chelsea, një tjetër SMS ndez gjakrat te londinezët

Isa.Autor

COVID-19 “GROPOS” UEFA-N/ Shkurton premiot Champions edhe Europa League për 5 vitet e ardhshme

Delo.autor

“Ka shumë shanse që Neymar të largohet nga PSG…

Q.Autor

Leave a Comment