Futboll Sport

“KËPUCA E ARTË”/ Njihuni me listën e golashënuesve më të mirë në Europë, ja favoriti kryesor

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, e mbrojti kreun e listës së golashënuesve më të mirë në Europë, teksa shënoi të shtunën golin e 26-të në këtë sezon. Ai mbetet favoriti kryesor për të fituar “Këpucën e Artë”.

Ndërkohë, Fabio Quagliarella lëvizi përpara portugezit të Juventusit, Cristiano Ronaldo, duke kapur vendin e tretë të renditjes, pasi rrumbullakosi 20 gola në këtë edicion.

Ylli i Serie A, Krzysztof Piatek, arriti në të njëjtin nivel me Ronaldon, me 38 pikë, ndërkohë që më tej, Robert Skov, Luis Suarez dhe Harry Kane e shtuan llogarinë e tyre në këtë drejtim.

Messi dhe Suarez shënuan në fitoren 3-1 të Barcelonës në shtëpi, kundër Rayo Vallecano. Quagliarella realizoi në fundjavë, por goli i tij nuk ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë Sampdorias ndonjë pikë, sepse u mposht 2-1 nga Atalanta. Ai e pa veten në një moment historik mbresëlënës për sezonin, edhe pse: Piatek, së shpejti mund t’i bashkohet, pasi shënoi golin e 19-të Serie A, në fitoren 2-1 ndaj Chievo.

Harry Kane shënoi golin e tij të tretë në katër paraqitjet e fundit të Premier League, të shtunën. Ishte gol i 200-të i karrierës së tij në Angli, për klubin dhe kombëtaren, por jo i mjaftueshëm t’i jepte ndonjë pikë Tottenham, i cili u mund 2-1 nga Southampton.

Nëse do të arrijë Sergio Aguero në garën për “Këpucën e Artë” të Premier League, Kane duhet të jetë më klinik në sfidat e ardhshme. Këtu, më poshtë, është renditja e “Këpucës së Artë” në Europë, e përditësuar më 11 mars:

1. Lionel Messi, Barcelona: 26 (gola) x 2.0 (koefiçenti) = 52.0 pikë
2. Kylian Mbappe, PSG: 24 x 2.0 = 48.0
3. Fabio Quagliarella, Sampdoria: 20 x 2.0 = 40.0
4. Cristiano Ronaldo, Juventus: 19 x 2.0 = 38.0
5. Krzysztof Piatek, Genoa/Milan: 19 x 2.0 = 38.0
6. Sergio Aguero, Manchester City: 18 x 2.0 = 36.0
7. Robert Skov, FC Copenhagen: 23 x 1.5 = 34.5
8. Mohamed Salah, Liverpool: 17 x 2.0 = 34.0
9. Edinson Cavani, PSG: 17 x 2.0 = 34.0
10. Harry Kane, Tottehnam Hotspur: 17 x 2.0 = 34.0
11. Luis Suarez, Barcelona: 17 x 2.0 = 34.0

Related posts

I SURPRIZON TË GJITHË/ Trajneri Arteta: Ja sa gola duhen për të fituar titullin

Delo.autor

LIVE/ Belgjikë-Tunizi, “DJAJTË E KUQ” të etur për golead ndaj afrikanëve

Sadik.Autor

DITA VENDIMTARE PËR INTER/ “Zikaltërit” synojnë Dzeko dhe të shesë Mauro Icardin tek…

Delo.autor

Leave a Comment