Formula 1

ÇMIMI I MADH I BAHREINIT/ Hamilton: Gabuan një herë, tani do të kuptojmë se sa vlejnë

Në garën e Çmimit të Madh të Bahrein, që zhvillohet ditën e diel në pistën e Sakhir, makina Ferrari pritet të rikthehet kompetitive pas gabimeve që “kokëkuqja” bëri në Australi dy javë më parë. Vetë kampioni i botës Lewis Hamilton shprehet se për të dhe Mercedes ka për të qenë e vështirë, pasi pret një reagim nga makina italiane.

“Gabuan një herë, nuk besoj se do të gabojnë për herë të dytë. Testet dimërore treguan se janë më të shpejtë dhe pres që në Bahrein ata të dominojnë. Për ne ishte surprizë fitorja e dominimi në garën e parë, ndaj kjo garë e dytë do të tregojë realisht forcën e skuadrave. Po ashtu, edhe Red Bull do të jetë e fortë”, tha Hamilton.

“Te Ferrari diçka nuk funksionoi ashtu si duhet herën e parë, ndaj të gjithë jemi kuriozë të shohim se si do të shkojnë gjërat këtë fundjavë në Bahrein. Natyrisht që edhe ne kemi improvizuar për të qenë sërish fitues, pasi po e njohim edhe më mirë makinën tonë. Ka për të qenë një garë e bukur”, u shpreh Lewis Hamilton.

Related posts

FORMULA 1/ Red Bull në panik pas Brazilit: Mercedes ishte 30km/orë më e shpejtë

Delo.autor

Mercedes, Wolff i vetëdijshëm për sezonin e vështirë në F1

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Hamilton dhe Alonso: Gara e Montecarlos, e mërzitshme

Sadik.Autor

Leave a Comment