Futboll Seria A Sport

CR7, GJENI NË SPORT DHE NË FINANCË/ Zbulohet zinxhiri i investimeve të tij (FOTO

Cristiano Ronaldo ka dëshmuar, se veçse është një gjeni i sportit, është gjithashtu edhe një gjeni i financave dhe marketingut, falë një serie investimesh që me siguri do të kenë sukses.

Njëra nga ndërmarrjet e tij më të fundit, në të gjitha kuptimet është ajo e çeljes së “Insparya”, një qendër klinike, e orientuar në trajtimin e flokëve, në të cilën mund të realizohen impiante.

Një investim që kap shumën e 25 milionë euro. Administratorja e deleguar është partnerja e tij, Georgina. Investim i sigurtë? Mbase po, duke parë se garancia është pikërisht marka CR7.

Si të evitosh çdo krizë? CR7 tutelohet duke investuar në atë sektor që nuk do të dështojë kurrë. Pse? Sepse njerëzit do të ushqehen gjithmonë. Kampioni i Madeira ka investuar edhe në disa zinxhirë restorantesh.

Njëra prej këtyre, “Tatel” prezent në Madrid Ibiza dhe Miami, në bashkëpronësi edhe me tenistin Rafa Nadal dhe këngëtarin Enrique Iglesias. Zinxhiri tjetër në të cilin është aksioner, është “Zela”, prezent në Ibiza dhe Londër.

Në vitin 2016, Cristiano Ronaldo mbase besoi se nuk stërvitet mjaftueshëm, kështu që vendosi të nisë një biznes që ta ndihmojë në stërvitje. Lidhja me agjencinë e veshjeve sportive “Crunch”, tashmë “Crunch CR7” synon të kënaqë nevojat në veshje të atyre që ndajnë pasionin për stërvitjen dhe për formën fizike të kampionit të Juventus.

Related posts

PAS VDEKJES SË MARADONËS/ Argjentina merr një lajm të keq, shtrohet me urgjencë në spital ish-trajneri i kombëtares…

Delo.autor

(FOTO) Blerja e re e Barcelonës nuk humb kohë, stërvitet me skuadrën

Q.Autor

KOEMAN DREJT SHKARKIMIT/ Në listë për stolin e Barcelonës del trajneri i Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment