Futboll La Liga Sport

TRE KLUBE TË MËDHA KËRKOJNË TALENTIN/ Real Madrid gati të shesë sulmuesin…

Reali i Madridit është kthyer këtë verë në një supermarket, ku çdo skuadër mund të bëjë ofertën e vet dhe të blejë lojtarin që preferon.

Lucas.Vazquez.Real.Madrid.esultanza.2018.750x450

Lukas Vaskez është një ndër lojtarët, që Reali e ka në shitje dhe deri më tani janë tre klube që e kërkojnë spanjollin.

Arsenal, PSG dhe Bajerni janë vënë pas Vazkezit, siç raporton “The Sun”. Sulmuesi i krahut dëshiron që të largohet dhe të tre klubet nuk janë të gatshme të ofrojnë më shumë se 30 milionë euro për të.

Vazkez është 28 vjeç dhe luan në krahun e djathtë të sulmit. Sezonet e fundit ai ishte i rëndësishëm për Realin, pasi futej si zëvendësues dhe ndryshonte tempin e lojës së bashku me Asension.

Tashmë mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i ri, i lojtarit të Realit.

Related posts

Galliani: Oliver është idiot, s’e kupton filozofinë e futbollit

Sadik.Autor

PRAPASKENA/ Teuta i ofroi huazim te një ekip tjetër i Superiores, lojtari nuk pranoi dhe u largua

Delo.autor

Isco bënë me dhimbje koke Zidanin/ Mesfushori vuan nga një dëmtim

Sadik.Autor

Leave a Comment