Futboll Kategoria Superiore Sport

DEMAT MBAJNË DIFERENCËN/ Kukësi nuk përfiton nga perla e Reginaldos

Nuk ka fitues në “Loro Boriçi”, me Partizanin që mban të paprekur distancën prej 9 pikësh ndaj Kukësit. Ndaj verilindorëve, të kuqtë arritën që të siglonin një nga dy rezultatet e kërkuara, teksa barazuan 1-1 në një 90 minutësh fantastik.

Pavarësisht egos së treguar edhe rasteve për gol, pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Me rikthimin në fushë, Reginaldo dërgon në dhomat e zhveshjeve sulmuesin Krasniqi. Vetëm pak minuta në fushë i mjaftuan sulmuesit nga Mozambiku për të gjetur fundin e rrjetës dhe për të dridhur kryeqytetasit.

Një goditje perfekte e Reginaldos nga goditja e dënimit la të shtangur portierin e Partizanit, Alban Hoxha. Ndërkohë, reagimi i të kuqve erdhi nga Jasir Asani, i cili pasi fitoi 11 metërshin e shndërroi në gol.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Juventus. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

JUVENTUS-INTER/ “Bardhezinjtë” një hap larg finales, Conte kërkon përmbysjen e madhe (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ Arthur tregon SEKRETIN e përshtatjes së tij të shpejtë me Barcelonën

Isa.Autor

Leave a Comment