Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kukësi-Partizani, Vendoset baraspesha. Asani realizon nga penalltia

LIVE| KUKËSI-PARTIZANI 1-1

Rexhinaldo 55′ / Asani 68′ (p)

KOMENTI LIVE: 

81′ Pranë golit të dytë Partizani. Pas një gabimi të futbollistëve kuksianë, të kuqtë nisen në një kundërsulm të rrezikshëm, por ndërhyn në momentin e fundit Teqja duke i hequr mundësinë e goditjes Bardhit.

79′ Zëvendësimi i tretë te Kukësi, largohet Valdet Rama në fushë Çyrbja.

75’ Kordeiro fiton një goditje nga këndi në të majtë të sulmit, por topi i harkuar në zonë kthehet nga Bardhi qetësisht në duart e portierit Hoxha.

73′ Atanda ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Shkurtajt.

71′ Tjetër zëvendësim te Kukësi, largohet Rroca, vendin e tij e zë Vesel Limaj.

70′ Zëvendësim te Partizani, largohet Çinari, vendin e tij e zë Kardozo.

68′ GOOOOOL PARTIZANI 1-1/ Asani realizon nga pika e bardhë e penalltisë duke vendosur baraspeshën. Në festë të kuqtë. 

67′ Penallti për Partizanin, pas një dyluftimi të Asanit me Cuculin, ky i fundit ndërhyn në mënyrë të gabuar duke shkaktuar 11 metërsh. Nuk proteston kapiteni i verilindorëve!

64′ Tjetër rrezik në portën e Frashërit, Kalari lëshon një predhë nga distanca, por grushton në vështirësi portieri i Kukësit.

63′ Duka provon me një goditje të befasishme, topi devijohet në goditje këndi.

62′ Olsi Teqja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Dilaver Dukës.

60′ Pranë golit të barazimit Partizani. Bardhi nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, duke shpërdoruar një mundësi mjaft të mirë.

58′ Zëvendësim te Partizani, largohet Kristi Kote, vendin e tij e zë Kalari.

55′ GOOOOOL KUKËSI 1-0/ Rexhinaldo gjen rrugën e rrjetës. Sulmuesi nga Mozambiku realizon në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi, duke e dërguar topin në trekëndëshin e majtë të portës së mbrojtur nga Alban Hoxha. 

50′  Zëvendësim te Kukësi, largohet Krasniqi, vendin e tij e zë Rexhinaldo.

46′ Starton pjesa e dytë.

Related posts

DINASTIA MALDINI VIJON TEK “AZURRËT”/Djali i Paolo : Shpresoj që një ditë të luaj në

Delo.autor

ZYRTARE/ Juventusi nënshkruan me këtë lojtar, kontratë 4-vjeçare

Isa.Autor

SKENAR I ÇMENDUR/ 65 milionë dhe një yll për Paul Pogba

F.autor

Leave a Comment