Futboll La Liga Sport

PAS ZYRTARIZIMIT TEK REAL MADRIDI/ Zidane: Jam i lumtur për këtë rikthim, ja pse u largova…

Zinedine Zidane u zyrtarizua ditën e sotme, në një rikthim të tij tek Reali i Madridit, pasi u largua në fund të sezonit të kaluar. Po këtë darkë, ai u prezantua nga presidenti Florentino Perez.

Zidan, tregoi se kishte edhe oferta të tjera, por me telefonatën e presidentit të Realit, e kishte të qartë se dëshironte të kthehej vetëm tek madrilenët.

“Është një ditë e veçantë për të gjithë. Më bëhet qejfi që u riktheva në shtëpi. Jam i lumtur për këtë rikthim, dhe tashmë dua të punoj. Ndjesitë e para janë të mira. U largova sepse kisha nevojë për veten, por edhe se skuadrës i duhej një ndryshim, pasi kishte fituar gjithçka. Florentino më telefonoi, dhe meqë e dashuroj këtë klub, ja ku jam.

Lojtarët këtu duhet të kuptojnë se Reali është një përgjegjësi e madhe. Nuk e kam harruar çfarë kemi fituar, por gjithashtu nuk kam harruar edhe gjërat e këqija. Kemi humbur La Ligan, gjithashtu edhe Kupën. U riktheva, por ambicien e kam akoma.

Gjërat do të ndryshojnë vitin tjetër. Tani kanë mbetur edhe 11 ndeshje, dhe duam ta mbyllim mirë. Më pas do flasim me Florentinon për çfarë mund të bëhet. Dua të jem i qartë, u largova në kohën e duhur. Klubi dhe lojtarët kishin nevojë për një ndryshim. Nuk është se kisha dëshirë të largohesha, por ishte një vendim që duhej ta merrja.

Është e vërtetë që kisha disa propozime të tjera, por doja të isha këtu. Nuk doja të shkoja në një klub tjetër. Gjëja e parë që më kaloi në mendje kur më telefonoi Florentino ishte të kthehesha këtu, dhe ja ku jemi” – deklaroi Zidan në fjalën e tij.

Related posts

JUVENTUS-SASSUOLO/ Aksion model edhe me dhjetë lojtarë, Defrel rihap sfidën ndaj “Zonjës së Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

De Gea pranë Realit, United gjen zëvendësuesin e tij

Q.Autor

Talenti “revoltohet” ndaj trajnerit: Zgjodha Shqipërinë që të luaj, Bushi nuk më aktivizoi fare

Sadik.Autor

Leave a Comment