Futboll Sport

DËSHTIMI I PSG-SË/ Parisienët kanë kryer më shumë driblime se e gjithë Arsenali, ja statistikat befasuese

Lojtari që njëherë i bëri një tortë vetes pasi kaloi një vit pa u përzgjedhur në skuadrën e Paris Saint-Germain, ka bërë lojtarët e Arsenal të duken si amatorë.

Të pakët janë ata lojtarë më të mirë se Hatem Ben Afra kur ai vendos të tregojë aftësitë e vërteta, diçka që e ka bërë shumë rrallë në karrierën e tij.

Gjithsesi, ai ka qenë lojtari i ndeshjes teksa Rennes ka mposhtur Arsenal 3-1 në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Europa League në Francë.

83% e pasimeve të sakta, tre goditje në kuadrat dhe tre mundësi të krijuara, këto janë vetëm disa statistika që tregojnë natën e madhe të francezit.

Ajo që turpëron Topçinjtë është se Ben Afra ka kryer 7 driblime gjatë ndeshjes, katër më tepër se e gjithë skuadra e Arsenal.

Turp për Arsenal dhe trajnerin e tyre Unai Emery, që dikur ka degraduar Ben Afra kur të dy ishin te PSG.

Related posts

Reali e ka zgjedhur sulmuesin, është Robert Lewandowski

Sadik.Autor

NGA MBAPPE TEK RONALDO/ Pamje qesharake, si do dukeshin yjet e “EURO 2020” me modën e viteve 80-90… (FOTO)

Delo.autor

FIORENTINA-INTER/ “Zikaltërit” kalojnë në avantazh, shënon Politano

Delo.autor

Leave a Comment