Futboll Seria A Sport

DËSHTOI MË ZINEDINE ZIDANE/ Juventusi tenton një tjetër trajner francez, ja emri i bujshëm

Zinedine Zidane ishte një nga trajnerët e atashuar kohët e fundit si kandidat për të drejtuar Juventusin sezonin e ardhshëm. Por trajneri francezi u rikthye te Real Madrid, duke lënë të zhgënjyer të gjithë tifozët juventinë, që synonin rikthimin e një idhulli.

Gjithsesi, sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, një tjetër trajner francez edhe ky një ish-juventin, është kandidat për stolin e bardhezinjve. Bëhet fjalë për kampionin e botës Didier Deschamps, që mund të zëvendësojë Massimiliano Allegri nëse ky largohet në fund të sezonit.

Deschamps e ka drejtuar edhe më parë skuadrën e Juventusin, në sezonin 2006-2007. Në atë vit bardhezinjtë luanin në Serinë B pas penalizimit për trukime. Kandidat tjetër për stolin e Juves është edhe Antonio Conte, që gjithashtu do të rikthehej te bardhezinjtë nëse pranon ofertën.

Related posts

MILAN-PARATICI, FRENIM I PAPRITUR/ Igli Tares i hapet rruga për postin e Drejtorit Sportiv të kuqezinjve

F.autor

TEUTA-TIRANA/ Pas një pasimi nga Akuah, Najdovski realizon një autogol ndaj “Bardhebluve” (VDIEO)

Delo.autor

MIQËSORE/ Inter triumfon me “POKER”, Calhanoglu gjen rrjetën e parë me fanellën “Zikaltër”

Delo.autor

Leave a Comment