Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA ANGLI-SHQIPËRI/ Zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi. UEFA dërgon njeriun e polemikave në Serinë A

Ndeshja Angli-Shqipëri, e cila do të zhvillohet të premten në orën 20:45, në stadiumin “Wembley” të Londrës do të arbitrohet nga një katërshe gjermane.

Kjo sfidë e cila është e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, do të arbitrohet me kryesor Feliks Zuajer.

40-vjeçari gjerman i cili mban dhe stemën e FIFA-s ka vendosur drejtësi në disa duele ku së fundmi ka arbitruar në ndeshjen e Champions-it ku Interi luajti në transfertën e Tiraspolit ndaj Sherifit më 3 nëntor.

Asistent i parë i takimit të Shqipërisë dhe Anglisë do të jetë Marko Ashmyler, asistent i dytë do të jetë Jan Sidel dhe arbitër i katërt pritet të jetë Sven Jablonski. Në VAR do të jetë Bastian Dankert dhe në AVAR, Majk Pikel.

Vlen të theksohet se zyrtar i FIFA-s, do të jetë ish-arbitri dhe ish-dizenjatori i polemikave të shumta në Serinë A, italiani Nikola Ricoli i cili do të jetë dhe si vëzhgues i ndeshjes. Ndërsa delegat i sfidës pritet të jetë rumuni Feliks Grigor.

ARBITËR – FELIKS ZUAJER (GJERMANI)

ASISTENT I PARË – MARKO ASHMYLER (GJERMANI)

ASISTENT I DYTË – JAN SIDEL (GJERMANI)

ARBITËR I KATËRT – SVEN JABLONSKI (GJERMANI)

VAR – BASTIAN DANKERT (GJERMANI)

AVAR – MAJK PIKEL (GJERMANI)

VËZHGUES I NDESHJES – NIKOLA RICOLI (ITALI)

DELEGATI I NDESHJES – FELIKS GRIGOR (RUMANI)

Related posts

Zaydou Youssouf në “radarin”, e klubit nga La Liga

Sadik.Autor

MILAN NIS “SKARCIMET”/ Pesë futbollistë me “valixhe në duar”

F.autor

JUVE NË RËNIE TË LIRË/ Bardhezinjtë mbeten jashtë zonës Champions

F.autor

Leave a Comment