Futboll Premier League Sport

DËSHTON “OPERACIONI” I VERËS/ Objektivi i Solskjaer për mbrojtjen nuk largohet, ja shkaku kryesor

Mbrojtësi i Leicester dhe kombëtares angleze Harry Maguire nuk është në shitje. Sipas të përditshmes “Leicester Mercury”, çdo ofertë që do të vijë në adresë të mbrojtësit 26-vjeçar do të kthehet mbrapsht. Kjo prish shumë planet e trajnerit Solskjaer, që e dëshiron me çdo kusht lojtarin.

Drejtuesit e klubit të Leicester kanë bërë me dije se lojtari do të luajë të paktën edhe një sezon me “dhelprat” dhe më pas do të lihet i lirë. Kjo deklaratë ka “zënë mat” skuadrën e Manchester United, që prej muajsh synon të sjellë në “Old Trafford” mbojtësin e talentuar.

Harry Maguire është objektivi kryesor i “djajve” për repartin e mbrojtjes, por ky transferim tashmë bëhet i vështirë, duke parë se Leicester nuk synon ta shesë. Manchester United ka ofruar deri në 60 milionë stërlina për lojtarin, por deri më tani gjithnjë ka dështuar.

Related posts

PAS NJË SEZONI TË SHKËLQYER NË TURQI/ Duelin për sulmuesin Vedat Muriqin e fiton klubi…

Delo.autor

Gruaja e Icardit e konfirmon: Dy klube të mëdha po më… (FOTO)

Q.Autor

E BUJSHME/ Usain Bolt tregon arsyen pse dështoi në karrierën si futbollist profesionist

Delo.autor

Leave a Comment