Gossip

“TELENOVELA ICARDI” NUK KA FUND/ Wanda Nara: E dua në fushë për derbin, nëse nuk…

“Nuk e di nëse Mauro do të luajë në derbi, nëse e duan atë në fushë”. Wanda Nara kthehet të flasë publikisht për burrin e saj, Mauro Icardi, gjatë programit “Tiki Taka”. Interi, ende pa ish-kapitenin e vet në ndeshje, do të sfidojë Milanin në derbin e planifikuar për më 17 mars.

Sulmuesi argjentinas po vazhdon të bëjë fizioterapi për dhimbjet në gjurin e djathtë dhe nuk është trajnuar me shokët që nga 13 shkurti i kaluar, kur klubi i hoqi shiritin e kapitenit. Në fund të fundit, është gjithmonë faji i Mauro– nënvizoi gruaja-agjente e Icardit.

– “Nëse nuk flet, është faji i tij; edhe nëse flet, prapë faji i tij! Ai ka shkruar një letër, çfarë duhet të bëjë tani. Nëse Inter fiton, ose humbet, faji është sërish i tij. E shqetëson gjithmonë dhimbja e gjurit, kjo është konstatuar edhe nga mjekët e Interit“.

Më tej, agjentja e sulmuesit argjentinas ka folur për marrëdhëniet që ka me klubin zikaltër: Klubit i thashë: nëse prania ime në TV përbënte ndonjë shqetësim, do të tërhiqesha mbas, por drejtuesit më thanë se nuk është aspak problem kjo gjë. Nuk është e vërtetë se Perisic shkoi tek Icardi, që të ankohet për fjalët e mia.

Unë kam folur gjithmonë nga ky emision në mënyrë pozitive për Interin. Edhe kur kam biseduar rreth Lautaro Martinez, kam inkurajuar të luajturit së bashku, por nuk kam dhënë sugjerime. Ai dhe Mauro ishin miq, nuk mund të shkoja më tej“.

Derbi i 17 marsit me Milanin po afron: Për ne, kjo është një ndeshje e rëndësishme, e përjetojmë disa javë përpara, flasim për të në shtëpi me Mauro. Nëse unë do ta doja në fushë Icardi në këtë derbi? Sigurisht“.

Related posts

ÇIFTI HERNANDEZ BËHEN PRINDËR/ Dhurata më e bukur e jetës për Chichariton dhe Sarah Kohan (FOTO)

Delo.autor

I NXORRI SHESHIT/ Ish-gruaja e Boatengut “çmend” meshkujt me fustanin transparent (FOTO)

Delo.autor

ENDE NUK KA SHËNUAR/ RONALDO vijon pushimet me të DASHURËN BOMBASTIKE (FOTO) 

Isa.Autor

Leave a Comment