Futboll Ligue 1 Sport

RRITJA VAZHDON ME HAPA GJIGANTË/ PSG po kënaqet me efektin e Michael Jordan, ja vendimi brilant

Rritja e Paris Saint-Germain vazhdon të jetë me hapa gjigantë teksa klubi po përgatitet të kalojë shifrën e 1 milion fanellave të shitura.

Kampionët e Francës kanë shijuar një sukses të madh pasi morën një vendim brilant për të bashkuar forcat me ikonën e basketbollit Michael Jordan në shtator.

Një seri mbresëlënëse e fanellave të futbollit, si dhe bluzave të tjera, kanë dalë në tregun amerikan dhe shitjet e fanellave të PSG janë rritur me 470% në Shtetet e Bashkuara.

PSG e nisi bashkëpunimin me Jordan për fanellën e tretë që do të përdorej në Champions League.

Megjithatë, duke parë popullaritetin e saj në rrethet e atletëve amerikanë, marka e klubit francez është rritur ndjeshëm.

Yjet e basketbollit Ben Simmons, Draymond Green, Nicolas Batim dhe Tony Parker janë parë të veshur me fanellën e PSG, si dhe artistë të muzikës si Travis Scott, J. Cole dhe 6ix9ine.

Fundjava e parë pas zbulimit të fanellës Jordan, ajo është shitur 40,000 herë. Shitjet e PSG janë rritur ndjeshëm që kur Qatar Sports Investments mori drejtimin e klubit në vitin 2011.

Related posts

NGA PAGËZIMI TEK SKUADRA E JETËS/ 50 hijet e Mancinit, historia e njeriut që ringriti “Axurrët”

Delo.autor

E shtunë magjike në Serie A/ Derbi Roma-Lazio dhe superdueli Juve-Napoli premtojnë spektakël

Isa.Autor

VIDEO/ Barcelona kalon në epërsi ndaj Deportivos, ja autori i golit

Q.Autor

Leave a Comment