Champions League Futboll Sport

“E PASHË KLASIKEN PËR QEF”/ De Jong: Barcelona më kërkoi të eliminoj Real Madridin

De Jong mezi është duke pritur që të përballet me Real Madridin në Ligën e Kampionëve. Në pjesën e parë të ndeshjes së luajtur në Amsterdam, ku “Los Blancos” fituan 2-1, gjigantët holandez ishin superiorë në lojë. Në “Santiago Bernabeu”, Ajax ka nevojë për pak më shumë fat dhe të japë maksimumin, që të përmbysë disavantazhin dhe të shkojë në çerekfinale. Pikërisht lojtari i ardhshëm i Barcelonës foli gjatë dhe zbuloi një sekret për gazetën “De Telegraaf”.

“Klubi im i ri më pyeti, kur kam nënshkruar, se a do ta eliminoj Real Madridin”, – ka thënë De Jong, duke iu referuar kërkesës së negociatorëve katalanas, të udhëhequr nga Bartomeu. Përveç kësaj, holandezi shtoi: “Unë e pashë klasiken e të shtunës në shtëpi, por jo për të analizuar Real Madridin. E pashë për qejf, duke qenë se nga vera do të jem pjesë e asaj ndeshjeje të madhe. Eliminimi i Real Madridit do të ishte diçka e papritur për të gjithë botën e futbollit, por ne mund ta shkruajmë emrin e Ajax në histori”.

Related posts

“JEMI FAVORITË DHE LUAJMË TË QETË NË NDESHJEN E KTHIMIT”/ Sulmuesi Cara: Merituam gjithçka, fitorja për…

Delo.autor

Ancelotti promovon Hysajn në dy role: Lojtar cilësor dhe inteligjent

Isa.Autor

GABIMET/ Gjyqtari Dani Makelie, polici i përkëdhelur i UEFA-s

Delo.autor

Leave a Comment