Futboll Sport

U KUALIFIKUA NË CHAMPIONS/ Ylli i Barcelonës i habitur: S’është normale të kthehesh pas 9 muajsh, ishte…

Jordi Alba e sheh me habi kthimin e Zinedine Zidane te rivalët e “El Clasico” kaq shpejt, pas largimit nga klubi i bardhë. Francezi, çuditërisht dha dorëheqjen si trajner i Real Madridit, pasi i udhëhoqi gjigantët spanjollë në fitimin e tre titujve radhazi të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, Zidane u rizgjodh trajner të hënën, pas largimit të Santiago Solarit dhe eliminimit nga gara madhore kontinentale e “Los Blancos”, në duart e Ajax, me ekipin nga “Bernabeu” 12 pikë pas Barcelonës, në La Liga. I pyetur për rikthimin e Zidane, pasi Barça fitoi ndaj Lyon 5-1, për të arritur në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, Alba u shpreh i befasuar:

Real Madrid ishte favoriti i Champions-it, në teori. Sidoqoftë, ne pamë se Ajax ishte më i mirë në të dyja ndeshjet dhe e meritoi të kualifikohej. Isha i habitur nga rikthimi i Zidane te Real Madrid. Nuk është normale që një trajner të kthehet pas nëntë muajsh“.

Ndërsa të bardhët e Zidane dominuan në Europë, në eksperiencën e tij të parë si trajner, 46-vjeçari mundi ta drejtojë Real Madridin vetëm në fitimin e një titulli të brendshëm. Barcelona e ngriti trofeun e La Liga-s tri herë në atë periudhë. Alba do të ketë mjaft mundësi për ta provuar veten dhe për ta merituar respektin e klubit katalanas, sikurse ishte kontrata e re me Barçën deri më 2024. Ai tha për këtë marrëveshje:

Kurrë nuk e kam parë veten jashtë Barcelonës. Kam qenë këtu dhe ëndrra ime ishte të qëndroja. Me kalimin e viteve kam vazhduar të rritem dhe e kam vërejtur më shumë dashurinë nga tifozët. E kam parë gjithmonë veten në Barcelonë dhe ëndrra ime është të dal në pension këtu. Kam familjen time këtu, mbështetjen e saj, të tifozëve dhe të shokëve të mi. Nuk mendoj se do të isha më i lumtur kudo tjetër”.

Related posts

“SELFIE HAKMARRËSE”/ Katër futbollistet e Inter-it i dërgojnë mesazhin e koduar Manchester United

Delo.autor

NJË TJETËR GODITJE PËR “KATALANASIT”/ Alarm në sulmin e Barçës, konfirmohet mungesa e Dembele

Delo.autor

Welbeck: Edhe Cristiano Ronaldo kritikohet

Sadik.Autor

Leave a Comment