Futboll La Liga Sport

DY HUMBJE ME BARCELONËN/ “Bernabeu” i tregon derën yllit madrilen

Dy humbje në pak ditë ndaj Barcelonës janë një turp që nuk kapërdihet lehtë. Disfata prej atyre që rëndojnë, pasi Reali u eliminua nga Kupa e Mbretit duke humbur 0-3, ndërsa katalanasit i dhanë shuplakën e fundit shpresave të madrilenëve për titullin kampion me fitore 0-1, mbrëmjen e së shtunës.

Gareth Bale po kalon një “makth” të vërtetë këtë sezon në kryeqytetin spanjoll. Uellsiani po pret me padurim verën që të largohet nga “Santiago Bernabeu”. Një ekip që ende nuk është përshtatur, nuk ka dashurinë e fansave dhe nuk është ngjitur kurrë në nivelin e kërkuar.

Në sfidën ndaj Barcelonës ishte totalisht në hije dhe nuk bëri asgjë për 61 minuta që luajti. Në momentin e zëvendësimit me Asension, uellsiani doli me vërshëllima nga tifozët e tij, pavarësisht se pati dhe duartrokitje të lehta. Krisja është e thellë, pasi nuk ka as dashurinë e tifozëve e as shokëve të ekipit. Në golin e fundit që shënoi ndaj Levantes, ai nuk pranoi të gëzonte me ekipin duke dëshmuar dëshirën për t’u larguar.

Related posts

MAHNITI NË RUSI/ Ja oferta “faraonike” për Modriç, bëhet lojtari më i paguar në botë

Isa.Autor

FORMULA 1/ Ish-piloti Doornbos: Ai do të pendohet që ka firmosur me Ferrarin

Delo.autor

Tomas Myler nis stervitjen e vençantë për të arritur objektivin e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment