Futboll Seria A Sport

25 TRAJNERË NË 25 SEZONE/ Ja klubi “kanibal” i Serie A

Shpesh flitet për klube, që “hanë kokat” e trajnerëve të tyre. Po ashtu, ka klube të tjera, që janë shumë më të durueshëm në këtë drejtim. Midis Zamparini dhe Cellino ka qenë gjithmonë një sfidë e madhe në Serie A, por shifrat konfirmojnë Cagliari në Serie A, klubin me numrin më të madh të trajnerëve të ndryshuar.

Siç thekson “Opta”, Cagliari është skuadra që ka patur më shumë trajnerë në 25 sezonet e fundit, që nga momenti kur u llogarit me tri pikë fitoeja në futboll. 25 sezone, 25 trajnerë; disa prej të cilëve janë emra legjendarë dhe të aftë për të fituar “Scudetti” e Champions diku tjetër.

Vetëm 25 vjet më parë, për shembull, dikush si Giovanni Trapattoni zbarkoi në Cagliari. Aventura e tij kuqeblu zgjati vetëm disa muaj, përpara se të fitonte diku tjetër, duke stërvitur edhe ekipin kombëtar. Trajnerë të tjerë si Ventura dhe Donadoni, apo Oscar Washington Tabarez, që aktualisht udhëheq Uruguajin e tij, kanë kaluar nëpër Sardenjë.

Te Cagliari, edhe Max Allegri filloi t’i hedhë hapat e tij të parë si trajner në Serie A. Ai arriti t’i rezistojë një serie humbjesh radhazi nën presidencën e Cellino. Kjo eksperiëncë çoi në ngritjen e madhe të trajnerit livornez te Milani, së pari, dhe pastaj me Juventusin.

Në Sardenjë ka trajnuar edhe Marco Giampaolo, i shkarkuar nga kuqezinjtë gjatë këtij sezoni, si dhe Edy Reja, i dashur në Cagliari dhe rrethina, apo specialisti i shpëtimit, Ballardini. Përkundrazi, ai zhgënjeu zhurmshëm, pasi u përshëndet me pompozitet të madh nga Zeman.

Në Cagliari, Gianfranco Zola, gjithashtu, stërviti për një periudhë dhe la një kujtesë të pashlyeshme si Carletto Mazzone, ndërsa Maran u “ekzekutua” pak para shpërthimit të “Coronavirus”, duke e lënë stolin në duart e Walter Zenga, ende pa debutuar aty.

Nga Tesseri te Nuciari, duke kaluar nëpër George, Pulga, Festa, Lopez, Sala dhe Materazzi i moshuar, lista mbyllet me 25 emra trajnerësh në po kaq vite. Një rekord i nisur nga Giulini, por i krijuar në një pjesë të madhe nga Cellino.

Related posts

Revoltohet James Rodrigues “Mos më krahasoni me Beckham! Kam 85 milionë ndjekës…”

Sadik.Autor

“DO DËSHIROJA TË BËJA MË SHUMË…”/ Kumbulla: Kur humbet ndaj kampionëve të Italisë…

Delo.autor

U KAP ME DOPING/ Sakho shumë afër rikthimit në Francë por jo te PSG

Isa.Autor

Leave a Comment