Futboll La Liga Sport

SËRISH NË QENDËR TË KRITIKAVE/ Coutinho rikthehet në Angli, por refuzon ish-skuadrën

Sulmuesi brazilian Philippe Coutinho ka përfunduar sërish në qendër të kritikave nga tifozët e Barcelonës, që vazhdojnë ta vërshëllejnë sa herë që zbret në fushë. Ndaj, lamtumira e tij nga skuadra “blaugrana” duket e paevitueshme në fund të këtij sezoni. Lojtari u ble nga Liverpool për shumën 145 milionë euro në janar të 2018-ës, por me fanellën katalanase 28-vjeçari nuk shkëlqeu asnjëherë.

Sipas “Daily Star”, Coutinho do të rikthehet në Premir League sezonin tjetër, por nuk do të jetë ish-skuadra e tij e Liverpool shtëpia e ardhshme. Ka qenë vetë braziliani ai që i ka kërkuar menaxherit të tij se dëshiron të transfertohet te skuadra e Manchester United. Coutinho dëshiron të luajë në stadiumin “Old Trafford”, siç njihet ndryshe “teatrin e ëndrrave”.

Me ardhjen e holandezit Frenkie De Jong pakësohen edhe më shumë hapësirat që Coutinho të luajë si titullar sezonin tjetër, ndaj transferimi i tij është i pashmangshëm. Do të shihet vetëm se cila skuadër do të paguajë më shumë për të. United kanë shfaqur hera-herës dëshirën për të marrë sulmuesin e talentuar, për të cilin janë gati të pagujnë deri në 100 milionë euro. Braziliani mund të bëhet organizatori për të cilin trajneri Solskjaer ka kaq shumë nevojë.

Related posts

PREJ KOHËSH NË PRITJE PËR TË ARDHMEN E TIJ/ E konfirmon trajneri, Rashica nuk udhëton me skuadrën

Delo.autor

Neymar te Real Madrid, dëshiron transferimin e Griezmann dhe Hazard

Q.Autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Donnarumma: Telefonata e fundit e Milanit ishte për të më thënë se…

Delo.autor

Leave a Comment