Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E SOLSKJAER/ “Djajtë e Kuq” paguajnë norvegjezët e Molde për prishjen e kontratës, ja shifra e çmendur

Manchester United do të paguajë 6 milionë stërlina te skuadra norvegjeze e Molde si dëmshpërblim që mori në mes të sezonit Ole Gunnar Solskjaer. Ky veprim që do të ndërmarrë skuadra britanike është një tjetër sinjal se Solskjaer do të qëndrojë me “djajtë” edhe sezonin e ardhshëm. Kjo do të thotë që së shpejti trajneri norvegjez nuk do të jetë më “i përkohshëm”.

Solskjaer kishte firmosur me skuadrën norvegjeze të Molde pak kohë para se të merrte ofertën nga Manchester United dhe të transferohej në “Old Trafford”. Ai zuri vendin e portugezit Jose Mourinho, që u shkarkua nga detyra e trajnerit në dhjetor.

Në bazë të kontratës që kishte, Solskjaer duhej të qëndronte te skuadra e Molde deri në fund të sezonit.

Gjithsesi, paraqitjet e shkëlqyera të “djajve” nën drejtimin e trajnerit të ri kanë bindur drejtuesit e United që ta mbajnë norvegjezin. Për këtë realizuar këtë gjë, ata duhet të paguajnë edhe skuadrën e Molde, që mbeti pa trajner në mes të dhjetorit.

Related posts

” E DIJA QË ISHTE SFIDË E KOMPLIKUAR NDAJ ELCHE”/ Zidane: Nuk kisha ndjesi të mira, Atletico…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ja 8 përballjet që do të zhvillohen sot

Delo.autor

DISA DITË PASI U INFEKTUA ME COVID/ Futbollisti i Juventusit mori pjesë në një “party” ilegal (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment