Futboll Ligue 1 Sport

E ARDHMJA E KAMPIONIT TË BOTËS/ PSG i dërgon mesazh Real Madridit, ja vendimi final

Real Madrid po përpiqet me të gjithë format për të arritur tek Kylian Mbappe, mirëpo së fundi Paris Saint-Germain ka publikuar fushatën për abonimet në stadium për sezonin e ardhshëm.

Deri këtu është diçka normale, por klubi nga Parisi në imazhin kryesor për fushatën e sezonit të ardhshëm ka zgjedhur të vendosë pikërisht yjet e tyre, Neymar, Mbappe dhe Verrati.

Edhe pse Neymar dhe Mbappe lidhen ngushtë me një largim të mundshëm në verë, PSG nuk ngurron t’i vendosë ato edhe në planin për sezonin e ardhshëm, duke i dërguar indirekt mesazh Real Madridit se yjet e tyre do të mbeten në Paris.

Para pak ditësh ishte “France Football” që deklaroi se “Los Blancos” kanë bërë gati 280 milionë euro për yllin francez, ndërsa “El Chiriguito” bëri me dije se Zidane ka biseduar me Mbappe dhe në marrëveshje me PSG-në mund të përfshihet edhe kartoni i James Rodriguez dhe Isco.

Related posts

Real Madrid mposht Panathinaikos dhe i afrohet zonës së play off-it

Q.Autor

Mourinho ka mbetur i mahnitur, kërkon me ngulm shqiptarin e Zvicrës

Isa.Autor

ZYRTARE/ Tirana “bëhet me krahë”, firmos mbrojtësi

F.autor

Leave a Comment