Futboll Sport

ZBULON KAMPIONATIN KU DO TË PUNOJË/ Mourinho lëshon “BOMBËN”: Ja klubi që do të marrë në drejtim

Jose Mourinho ka zbuluar se nga fillimi i sezonit të ardhshëm mund ta shohim atë në Ligue 1, të Francës. Ende nuk është bërë e qartë skuadra që do të drejtojë “Special One”, por gazeta më e madhe franceze “L’Equipe” ka bërë me dije se nuk është PSG skuadra e ardhshme e portugezit.

Si gjithmonë në intervistat e tij Mourinho është i hapur dhe i drejtpërdrejtë, teksa së fundi u pyet nëse do drejtojë një ekip në Francë dhe ai u përgjigj: “Nëse them jo, nuk do të isha i sinqertë, nëse them po, ju do të filloni të spekuloni se cili klub më intereson mua dhe që e ka të lirë vendin e trajnerit”, tha ai.

Gazeta franceze bën me dije se klubi që mund të marrë drejtimin Mourinho mund të jetë Lyon ose Monaco. Kujtojmë që në mes të muajit shkurt portugezi udhëtoi në Francë për të parë në stadium ndeshjen Lille-Montpellier i ftuar nga Luis Campos, drejtori i klubit që më parë ka punuar te Monaco dhe Real Madrid, prandaj edhe pista Lille nuk përjashtohet.

Ndërkohë që më herët “Special One” pati deklaruar se nuk e përjashton një rikthim në Spanjë, Angli apo Itali, “Mund të rikthehem në këto vende të cilat tashmë i njoh”.

Related posts

ZYRTARE/ Sterling rinovon me Man Cityn për një rrogë marramendëse

Isa.Autor

NODHET NË ANGLI/ Fabio Paratici synon të realizojë dy misione, ja emrat

Delo.autor

“EURO 2020″/ E pabesueshme, shikoni si Ronaldo shpërdoron rastin e artë për gol ndaj Hungarisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment