Champions League Futboll Sport

GJESTI I CR7 NDAJ TIFOZËVE TË ATLETICOS/ Ja çfarë vendimi pritet të marrë UEFA për Ronaldon

Kopjimi i gjestit të Diego Simeone nga Cristiano Ronaldo do të marrë vëmendjen e duhur të enjten, ditë në të cilën pritet që UEFA të japë vendimin për atë veprim që sulmuesi i Juventus bëri në “Allianz Stadium” në ndeshjen e kthimit ndaj Atletico Madrid.

Për këtë gjest të ngjashëm, trajneri i skuadrës spanjolle u gjobit me 20 mijë euro.

UEFA ka hapur hetim ndaj CR7 sepse me veprimin në fushë ka thyer rregullin 11, i cili i lejon gjykatësit të marrin një masë ndaj lojtarit, ndërsa rregulli 15 i shkelur nga portugezi do të thotë direkt dënim me skualifikim .

Në pikën 1a të rregullit 15 specifikohet veprimi “provokim i tifozëve”, që nënkupton një ndeshje pezullim, por atë që bëri Ronaldo e kanë cilësuar si “gjest të shëmtuar” dhe nuk merr masën e një dënimi eventual.

Për këtë mendohet se zgjidhja do të jetë si ndaj Simeone, ndëshkim me një gjobë financiare dhe Ronaldo do jetë në fushë në sfidën ndaj Ajax.

Related posts

Debatik Curri: Peng titulli me Tiranën, dua që Berisha të ndalë Juven

Q.Autor

PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Daja: Kampionati shqiptar ka shumë çudira, ju tregoj pse nuk…

Isa.Autor

BALE ZGJEDH TOTTENHAMIN/ Reali do t’i paguajë më shumë se gjysmën e pagës

Delo.autor

Leave a Comment