Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E YLLIT TË BARCELONËS NË KRIZË/ Coutinho jep sinjalin: Aty kam shumë miq, të luaj sërish…

Kur mbushi 18 vjeç, braziliani Philippe Coutinho kaloi oqeanin dhe u transferua në Serinë A, për të luajtur me Interin e Rafa Benitez, skuadra e tij e parë në “kontinentin e vjetër”. Aventura e tij me fanellën zikaltër nuk ishte ndër më të mirat dhe shpejt lojtari u largua tek Espanyol e më pas te Liverpool, ku dhe shkëlqeu.

Më pas erdhi transferimi te Barcelona dhe sërish nisi kriza, aq sa pas 18 muajsh ekipi “blaugrana” është gati ta shesë lojtarin. Edhe pse janë përmendur shumë alternativa për të ardhmen e Coutinho, duket se vetë braziliani ka një ide. Përmes një deklarate për mediat, pas fitores që Brazili arriti në miqësore ndaj Republikës Çeke, Coutinho jep një sinjal të qartë.

“Inter? Një skuadër ku kam luajtur dhe kam kujtime shumë të mira. Aty kam ende shumë miq, një vend i shkëlqyer. Të luaj sërish aty? Nuk e di, unë jam një lojtar i Barcelonës, kam një kontratë aty”, u shpreh Coutinho.

Related posts

Migjen Basha i pafat/ Merr fund ëndrra e Barit për t’u ngjitur në Serinë A

Sadik.Autor

LUFTË KLAUZOLASH PËR “JASHTËTOKËSORIN”/ Manchester City dhe PSG i ofrojnë Messit një pension të artë

Delo.autor

ZYRTARIZOHET MARRËVESHJA/ Etrit Berisha rinovon me Hacken

F.autor

Leave a Comment