Futboll Ligue 1 Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Pas eleminimit të PSG-së, UEFA nis hetimin ndaj Neymar. Ja akuzat

Zyrtarët e UEFA-s kanë konfirmuar fillimin e hetimeve ndaj Neymar, pas eliminimit të PSG nga Manchester United, lidhur me deklaratat ofenduese të brazilianit, ndaj arbitrit dhe asistentëve të tij, në ndeshjen e kthimit të përfunduar me fitoren 1-3 të “Djajve të Kuq”.

Këta të fundit, u kualifikuan për në çerekfinale falë numrit të golave të realizuar në fushën kundërshtare, ndonëse rezultati i përgjithshëm ishte 3-3. Neymar e konsideroi të turpshëm vendimin e arbitrave për të akorduar atë penallti në përfundimin e ndeshjes, madje duke vënë në diskutim autoritetin e zyrtarëve të VAR.

Neymar, i cili mungoi në sfidën ndaj Manchester United që rezultoi fatale për PSG, tashmë i eliminuar nga Champions League, u shndërrua në protagonist kryesor, edhe pse nga tribuna, aty nga ku ndoqi skuadrën e tij. Braziliani u tërbua me vendimin e arbitrit që akordoi atë 11-metërsh vendimtar në eliminimin e francezëve, dhe nxorri të gjithë tërbimin e tij në “Instagram”.

Sipas “The Guardian”, Neymar shkroi: “Kjo është e turpshme, ata përcaktojnë katër persona që nuk dinë asgjë nga futbollit, për të parë përsëritjet për VAR. Nuk është e mundur!!! Si duhet ta mbajë një futbollist dorën e tij pas shpine. Shkoni në të sëmës”.

Të mërkurësn, UEFA konfirmoi nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të organizatës, se po hetojnë mbi komentet e bëra nga Neymar. “Bazuar në nenin 31 (3) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, ka startuar një hetim disiplinor në lidhje me deklaratat e bëra nga futbollisti i Paris Saint-Germain, Neymar Junior, referuar ndeshjes së lartpërmendur. Në vijim do të publikohen informacione në lidhje me hetimet”, citonte komunikata e UEFA-s.

Related posts

Ahamtaj tregon heroin e Kamzës, i habit të gjithë

Sadik.Autor

KUKËSI-LAÇI/ Të dyja ekipet do të kërkojnë të marrin maksimumin nga kjo sfidë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Kombëtarja/ Lenjani stërvitet me grupin, shqetëson Abazaj

Sadik.Autor

Leave a Comment