Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NË ANGLI/ Solskjaer synon të sjellë tek “Djajtë e Kuq” objektivin e portugezit…

Ashtu si dikur Jose Mourinho, që donte ta sillte me çdo kusht te Manchester United edhe sot Ole Gunnar Solskjaer kërkon të bëjë të njëjtën gjë. Mbrojtësi 26-vjeçar i Leicester, Harry Maguire, mbetet një objektiv i “djajve” për merkaton e verës.

Mourinho tentoi disa herë ta sillte në “Old Traford”, por gjithnjë dështoi. Tashmë është radha e Solskjaer të bindë mbrojtësin të vijë dhe Leicester të lënë të lirë yllin e kombëtares angleze. Trajneri norvegjez ka dhënë pëlqimin e tij për këtë transferim.

Mbrojtësi ka një kontratë deri në vitin 2023 me “dhelprat”, ndaj për ta sjellë atë te Manchester United duhet që “djajtë” të paguajnë rreth 80 milionë euro. Ndoshta Harry Maguire mund të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në botë.

Maguire, ndodhet te Leicester prej dy sezonesh, ku në 71 ndeshje ka realizuar 5 gola. Ai ka deklaruar disa herë se synon të aktivizohet me një ekip që luan në Champions League dhe United mund t’ia plotësojë këtë dëshirë.

Related posts

KATEGORIA E PARË/ Erzeni gjen fitoren e dytë sezonale, Vora e Flamurtari ‘luftë’ për kreun! Rezultatet dhe renditja pas raundit të 25-të

F.autor

Juventus merr lajmin e keq para duelit kundër Ajaxit në Champions, nuk luan…

Delo.autor

E pabesueshme, Sanchez mund të largohet nga United

Sadik.Autor

Leave a Comment