Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NË ITALI/ Milani e “Zikaltërit” bien dakord, prishet “San Siro” për…

Siç raporton “La Repubblica”, kuqezinjtë e kanë vendosur tashmë për këtë zgjedhje, ndërsa së shpejti pritet edhe drita jeshile nga klubi i Interit. Bëhet fjalë për një stadium të ri, me 60 mijë vende, për t’u ndërtuar në vendin që tashmë shërben si parking i stadiumit.

Projekti parashikohet në 600 milionë euro, dhe ideja është që një pjesë të financohet nga të drejtat e emrit që mund të vendoset, me një vlerë minimale prej 25 milionë euro në vit.

Kështu, San Siro aktual do të shembej, për t’i hapur rrugë një prej stadiumeve më inovativë në Europë, me shembull “Mercedez Benz Arena” në Atlanta, apo “MetLife” në Nju Jork.

Related posts

FORMULA 1/ Akuza që po bën xhiron e botës, Hamilton: Kjo garë është e trukuar (VIDEO)

Delo.autor

Fitorja e Realit kundër Atleticos, i bënë “dhuratë” titullin Barcelonës!?

Sadik.Autor

Hazard: Nuk do ta prekja topin edhe nëse do të luaja tre orë kundër Cityt

Q.Autor

Leave a Comment