Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NË SPANJË/ Një i afërm spiunon ndaj Bale për merkaton e verës, ja klubi i ardhshëm

Një kandidat më shumë ka dalë në skenë për të mirëpritur uellsianin Gareth Bale në merkaton e verës së ardhshme. Sipas portalit “TeamTalk”,Bayern Munich është i interesuar të përforcohet me yllin e Real Madrid.

Madje është një person shumë pranë futbollistit të Los Blancos ai që konfirmon për median angleze se ky është një transferim i pëlqyeshëm nga të gjitha palët, përfshirë edhe vetë Bale. I njëjti burim risjell në vëmendje edhe marrëdhëniet e mira mes dy klubeve, çka do të favorizonte realizimin e marrëveshjes.

“Kush nuk do të dëshironte të luante te Bayern Munich?”, konkludon burimi i “TeamTalk”, që qëndron shumë pranë Gareth Bale. Uellsiani kontestohet prej kohësh në “Santiago Bernabeu”, me marrëdhënie të ngrira me shokët e skuadrës, e aq më shumë me trajnerin e rikthyer Zinedine Zidane. Në lidhje me këtë të fundit, ishte vetë Bale që pat deklaruar në verë pas dorëheqjes së francezit: “Nuk mund të them se ishim shokë të mirë”.

Related posts

“Ylli” i Serie A “harron” futbollin, pushime të nxehta me bashkëshorten e tij (FOTO)

Sadik.Autor

NUK NGOPET ME TROFE/ Portieri Neuer: Duam Botërorin e Klubeve, më vjen të qaj kur…

Delo.autor

“BËM BABA TË TË NGJAJË”/ Djali i Shumakerit shpallet kampion bote

Isa.Autor

Leave a Comment