Futboll Ligue 1 Sport

E ARDHMJA E NEYMAR NË DILEMË/ PSG ka gati ofertën “STRATOSFERIKE” për kampionin e botës…

Në rast se Neymar do të largohet nga skuadra e PSG-së, atëherë kampionët e Francës do të sjellin në Paris kampionin e botës Antoine Griezmann. Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja spanjolle “AS”, sipas së cilës PSG është gati të paguajë çdo shumë tek Atletico Madrid për të marrë sulmuesin 27-vjeçar.

Griezmann vlen rreth 200 milionë euro, shumë që PSG-ja do të sigurojë nga shitja e Neymar, nëse braziliani vendos të largohet për te Real Madrid, siç është përfolur kohët e fundit. Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, synon që të formojë te kampionët e Francës dyshen e sulmit të kombëtares franceze, Mbappe-Griezmann.

Pra, verën e ardhshme, mund të jenë sulmuesit ata që do të dominojnë merkaton, me çmime marramendëse që mund të qarkullojnë. Griezmann luan me skuadrën e Atletico Madrid që prej vitit 2014, ku ka realizuar 91 gola në 171 ndeshje.

Related posts

TOTTENHAM-AJAX/ Pochettino me gjashtë mungesa në duelin e parë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME/ Gazetari befason me votat e tij, nxjerr jashtë “top 5” Messin dhe Ronaldon

Delo.autor

Barcelona ka “asin nën mëngë” për të nënshkruar me Milinkovic-Savic

Sadik.Autor

Leave a Comment