Futboll La Liga Sport

HIDHET “BOMBA” NË SPANJË/ Ja mesazhi i Casillas për trajnerin e pushuar nga Real Madridi

Álvaro Benito është pushuar nga puna si trajner i ekipit B të të rinjve te Real Madridi, për shkak të kritikave pas disfatës në El Clasico, kur tha për Cadena Ser se “problemi është se disa lojtarë nuk janë në lartësinë e Vinicius, duke nisur nga Casemiro, apo Kroos”.

Pas njoftimit për pushimin nga puna, ish-futbollisti i Realit ka postuar një mesazh në rrjetet sociale: “Largohem nga klubi i zemrës me ndërgjegjen të qetë. Dashuria ime për klubin do të mbetet e paprekur. Jam mirënjohës për mundësinë që më dhanë dejtuesit për t’u kthyer në shtëpi, është një krenari të punuarit me të rinjtë që aspirojnë të bëhen e ardhmja e këtij klubi. Respektoj vendimin e klubit, të cilin e kam mbrojtur gjithnjë kur kam qenë i pranishëm në media. Jam ndjerë gjithnjë i lirë të flas për klubin e zemrës. Largohem pa mëri dhe me mirënjohje për Realin, për atë që më ka dhënë si futbollist dhe tani si trajner në hapat e tij të parë. Shpresoj që të mos jetë një lamtumirë përfundimtare dhe rrugët tona të kryqëzohen sërish”.

Asnjë polemikë nga Álvaro Benito, por ish-portieri i Realit, Iker Casillas, i ka dërguar një mesazh nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ka pasur një thumb për Realin, duke mbrojtur trajnerin.

“Je një person shembullor, një madrilen i vërtetë! Do të kthehesh dhe do të kontribuosh për rritjen e klubit dhe asaj steme! Të uroj fat në të ardhmen dhe shpresoj të japësh leksione futbolli në gjithë emisionet ku do jesh i ftuar! Je një njohës i shkëlqyer futbolli”, shkruan portieri 37-vjeçar, i cili në mënyrë të tërthortë sulmon presidentin Florentino Perez, i cili në vitin 2015 e largoi nga Reali, ku Casillas kishte luajtur gjithë jetën e vet.

Related posts

NEYMAR DËSHIRON RIKTHIMIN NË “CAMP NOU”/ Xavi Hernadez: Le të shohim se çfarë bën Barcelona…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Zyrtari i Butrintit rezultoi pozitiv me COVID-19, mësohen përgjigjet e tamponëve të futbollistëve

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Angli-Kosovë, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 5-1

Delo.autor

Leave a Comment