Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ “Tërbohet” presidenti i Juventusit, Alegri mund të shkarkohet përpara…

Për momentin pritet ende një dalje nga ana e njërit prej protagonistëve (Alegri do e bëjë sot në orën 14:00, në konferencën për shtyp përpara Udinezes), por lajmi që ka sjellë e përditshmja torineze, “Libero”, është vërtet bombastik.

Masimiliano Allegri ka pasur një takim sekret me Xhuzepe Marotën në Milano, për të biseduar ndoshta mbi një lëvizje të mundshme në pankinën e Interit nga vera e ardhshme dhe ky fakt ka tërbuar në maksimum presidentin bardhezi, Andrea Anjeli. Këtij të fundit i është dërguar një fotografi që inkuadronte Alegrin dhe Marotën, duke darkuar të premten e kaluar në mbrëmje dhe ndoshta i gjithë mekanizmi paqësor që ka ekzistuar mes teknikut dhe drejtuesve mund të jetë komprometuar. Madje, duke u qëndruar burimeve të “Liberos”, presidenti Anjeli është tërbuar aq shumë me livornezin, sa mund të vendosë që ta shkarkojë atë edhe përpara ndeshjes së kthimit me Atletikon e Madridit. Sigurisht që duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një klub madhështor si Juventusi, ky skenar duket një çmenduri, i pamundur për të ndodhur, por ndoshta në rast eliminimi nga Liga e Kampioneve, palët mund të kenë një arsye më shumë për t’i thënë lamtumirë njëra-tjetrës.

Për momentin, përveç lajmit nuk ka pasur asnjë reagim tjetër, ndoshta Alegri mund të ngacmohet nga gazetarët, në pasditen e sotme, për takimin me Marotën, por ndërkohë ajo që të bën të mendosh mbi hipotezën se mund të ketë edhe një shkarkim të pamenduar të “Kontit Maks” lidhet me faktin se dje, menjëherë pas daljes së lajmit, është rikthyer bindshëm në skenë emri i Antonio Kontes. Madje, drejtori sportiv, Fabio Paratiçi, kërkon që të ulë në pankinën e Juventusit jo vetëm “gjeneralin e hekurt”, por duke i vënë përkrah këtij edhe ishfantazistin Andrea Pirlo si zëvendëstrajner.

Të dyja këto lajme të dala ditën e djeshme duket sikur plotësojnë njëra-tjetrën dhe pa dyshim që edhe futja e Andrea Pirlos në borderonë e klubit bardhezi (do të ketë një rol që duhet ende saktësuar), ditën e hënë, pas marrjes së licencës për të stërvitur, ndoshta nuk ka qenë thjesht një lëvizje burokratike. Diçka po zien në Torino, por për momentin nuk dihet nëse diçka bombastike do të shpërthejë në sipërfaqe apo do të mbahet e ngrirë për momentin.

Related posts

ELIMINIMI NGA CRVENA ZVEZDA/ Presidenti Halili: Fati nuk ishte me ne, në qoftë se do të kishim shënuar…

Delo.autor

Dëmtimi “horror”: Qëndrova në fushë si një gladiator

Sadik.Autor

Gary Neville: Ronaldo meriton të fitojë “Topin e Artë”

Sadik.Autor

Leave a Comment