Futboll Seria A Sport

E MBANI MEND TARIBO WEST TEK INTERI? Futbollisti që u bë prift sot feston 45 vjetorin (FOTO)

Në Itali mbahet mend, sidomos, për modelin e veçantë të flokëve me ngjyra dhe për atë faull të rëndë, aq sa edhe të panevojshëm, ndaj të shkretit Andrej Kanchelskis, rusi që kishte pak kohë që kishte shkuar te Fiorentina.

Taribo West, nga Nigeria, nisi të luante te Auxerre, përpara se të transferohej te Interi, skuadër ku do të qëndrojë për dy sezone. i udhëhequr nga një besim i fortë fetar, në kohët kur ishte veshur zikaltër, iu drejtua trajnerit Lippi me këtë fjali: “Zoti më ka thënë se ku duhet të luaj”. Me të njëjtin ton ishte edhe përgjigjia e kampionit të botës në stolin e Itallisë: “E çuditshme… mua nuk më ka thënë asgjë”.

Nga aty, eksperienca si zikaltër u mbyll dhe West kaloi te Milani. Pas lamtumirës nga kuqezinjtë, karriera e tij nisi një parabolë rënëse dhe Ëest veshi fanellat e Derby Country, Kaiserslautern, Partizan Beograd, Al-Arabi, Plymouth, Julius Berger dhe Paykan Theran.

Pas lamtumirës nga futbolli, u vetëquajt “Prift” duke ndërtuar dhe një kishë, Shelter in the Storm, në perfieri të Milanos. Sot, mbush 45 vjeç, në një ditë kur festojnë ditëlindjen edhe Morgan de Sanctis, Pierre Ëomé, Massimo Donati, Mikel Arteta dhe Simon Kjaer.

Related posts

SFIDAT KUALIFIKUESE ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Ismajli e thotë pa siklet: Nuk jam penduar që zgjodha Shqipërinë…

Delo.autor

Kategoria e Parë/ Shënkolli në avantazh të dyfishtë, Tomori e Besa ende “shterpë”

Isa.Autor

GJYKOI FINALEN E KUPËS SË SHQIPËRISË/ Në derbin e Milanos “komandon” Guida

Isa.Autor

Leave a Comment