Futboll Seria A Sport

DY KLUBET MILANEZ GATI PËR NDËRTIMIN E STADIUMIT/ Ja si është transformuar mitiku “San Siro” ndër vite

Pothuajse, gjithçka është gati! Gjatë javës së ardhshme, dy klubet e Milanos, Interi dhe Milani, do të paraqesin planin për ndërtimin e stadiumit të tyre të ri, i cili sipas parashikimeve mund të hapë dyert brenda 3-4 viteve të ardhshme (sezoni 2022/23) data më e mundshme.

“Ne jemi duke punuar mbi këtë projekt së bashku me Milanin – tha CEO i Interit Alessandro Antonello – duke besuar se stadiumi është një nga asetet themelore për rritjen e vetë klubeve: Ne ende kemi punë për të bërë, por tani është koha e duhur. Së shpejti do t’i çojmë Komunës një propozim konkret, për të ndërtuar një stadium të denjë për qytetin e Milanos dhe vetë dy skuadrat”, deklaroi Antonello.

Stadiumi aktual “San Siro” do të qëndrojë për të pritur ndeshjet e Interit dhe Milanit deri në momentin e impiantit të ri.

Një zgjedhje e dhimbshme për historinë që ka ky stadium, por që ka prekur shumë impiante të tjerë të futbollit botëror.

“San Siro” është një stadium që është hapur në Shtator të vitit 1926 dhe është një impiant, që për vetë historinë e arkitekturën që ka, cilësohet si mitik dhe unik në botë. Pikërisht në nder të “La Scala-s” së futbollit, edhe stadiumi i ri do të ketë të njëjtën strukturë me atë aktualin.

Hera e parë kur “San Siro” hapi dyert për të zhvilluar një ndeshje futbolli daton më 9 Shtatori 1926, ku u zhvillua ndeshja e parë mes Interit dhe Milanit që përfundoi me rezultatin 6-3 në favor të zikaltërve.

Klubi i Milanit ka qenë i pari që e ka pasur në pronësi stadiumit, ndërsa më pas prej vitit 1947, të dyja klubet kanë përdorur bashkë impiantin.

Që nga ajo kohë, “San Siro”, i është nënshtruar disa rikonstruksioneve, duke rritur numrin e kapicitetit dhe për t’u modernizuar, por tashmë me dakordësinë e të dyja klubeve ky stadium do të prishet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një tjetër stadiumi.

Më poshtë disa nga fotot e shëndrrimit të “San Siros” që nga viti 1926 deri më sot.

Related posts

E BUJSHME/ Reali bën një hap para Barçës për Neymar, ofron 120 milion euro plus Luka Modric

F.autor

Sabatini ofron dorëheqjen nga posti i drejtorit teknik të Inter

Sadik.Autor

FUTBOLLI NUK DO TË JETË MË I NJEJTË/ Koronavirusi detyron FIFA-n të ndryshojë rregullat e lojës

Delo.autor

Leave a Comment