Futboll Sport

E PABESUESHME NË ARABI/ Festa e portierit saudit është spektakël më vete (VIDEO)

Para pak ditësh në Arabinë Saudite u luajt një ndeshje e prapambetur kampionati, me Al Hilalin kryesues që priste Ohod, skuadër e vendit të fundit.

Ohod praktikisht ka rënë nga kategoria, sepse me 6 ndeshje të mbetura është 7 pikë larg mbijetesës, por kundër Al Hilalit mori një barazim të bujshëm 0-0.

Në letër ishte një ndeshje pa histori, pasi Al Hilal ka yje në ekip, ku bien në sy sulmuesit Sebastian Giovinco e Bafetimbi Gomis, por në fund nuk doli në dritë asnjë gol, me një të tillë që u anulua me VAR për pozicion jashtë loje në shtesë.

Heroi i Ohod ishte portieri 27-vjeçar Abdullah Al Oaisher, i cili sapo mbaroi ndeshja festoi në mënyrë të çuditshme, duke irrituar pa masë tifozët vendas. “Kërcimi i krimbit” tërboi tifozët, aq sa në fushë fluturuan shishe e këpucë, aq sa portierin e larguan me nxitim nga fusha.

Arsyeja e asaj feste? Al Oaisher kaloi në shkurt në huazim te Ohod, sepse është në pronësi të Al Nassr. Barazimi që Ohod mori ndaj Al Hilalit bën që distanca mes Al Hilal dhe Al Nassr të jetë vetëm 2 pikë dhe të premten në mbrëmje në Riad luhet supersfida që me shumë gjasa do të vendosë fatet e titullit kampion.

Related posts

Futbollisti e pranon publikisht: Jam homoseksual, i falenderoj shokët për mbështetjen

Sadik.Autor

SKANDAL NË “EURO” U-21/ Sapo përfundoi ndeshja, mbrojtësit rumun i dhunojnë të dashurën

Delo.autor

“THYEN DOMINIMIN E JUVENTUS”/ Ish-mbrojtësi “Zikaltër” zbulon sekretin: Prapavija dhe sulmi, specialitetet e Contes

Delo.autor

Leave a Comment