Futboll Sport

E PABESUESHME/ Newcastle bën një blerje rekord, ja çfarë ngjashmërie me filmin “Goal” (FOTO)

Në janar Newcastle bleu një mesfushor nga Atlanta në kampionatin amerikan, Miguel Almiron, dhe që atëherë të gjithë po e krahasojnë paraguajanin me personazhin e filmit “Goal”, Santiago Munez (aktori ishte Kuno Becker, viti 2005).

Ngjashmëria fizike është një arsye, por ka edhe të tjera. Së pari, Almiron kaloi nga Amerika në Angli, ashtu si Munez bëri në film, kur një ish-futbollist dhe skaut e zbuloi rastësisht, duke parë një ndeshje futbolli në Los Angeles.

Newcastle shpenzoi një shifër rekord, 24 milionë euro, për fantazistin paraguajan, i cili shënoi 21 gola në 62 ndeshje në kampionatin amerikan.

Edhe starti i karrierës në Angli ka qenë fantastik për 25-vjeçarin, i cili luajti shumë mirë në debutimin e tij si titullar kundër Huddersfield, ndërkohë që e gjithë loja e Newcastle është përmirësuar në ndeshjet e fundit.

A nuk ishte kështu edhe në filmin që me siguri e keni parë? Jo vetëm që Santiago Munez dhe Almiron janë amerikano-jugorë, por ashtu si Munez punonte part-time në biznesin e të atit, edhe Almiron ka punuar në një restorant kinez kur ishte më i ri.

Natyrisht, në Twitter ka nisur “stuhia” Almiron dhe të gjithë po e krahasojnë me personazhin e filmit, ndërsa tifozët e Newcastle ëndërrojnë një histori si në film. E tepruar, Neëcastle në Champions league nuk ka për të shkuar kurrë vetëm falë një futbollisti, sado i talentuar e interesant të jetë.

Related posts

ÇUDIT HERRERA/ Shpresoj që një ditë të na nxjerrin me SHQELMA nga klubi…

Isa.Autor

Maradona prezantohet në Meksikë: Nuk kam ardhur për pushime

Isa.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ZVICERAN/ Ajeti shënon gol fantastik për Basel në finalen e kupës

Delo.autor

Leave a Comment