Ja pikërisht kështu niset e diela, me një buzëqeshje rrezatuese të gruas së Graziano Pelle-s, në tarracën e Katedrales së Milanos.
Viky Varga, modelja bukuroshe që di sesi të tërheq vëmendjen qoftë edhe vetëm me një foto, ka dashur të përcjell një mesazh të bukur për të gjithë ndjekësit e saj.
“E diela, dita e duhur për të rigjeneruar shpirtin dhe për të qenë falënderues për gjërat e mira në jetë.”
Këtë mesazh modelja e ka postuar të bashkangjitur me një video ku shfaqet ajo dhe pamja e jashtëzakonshme të cilën Viky po sheh në atë moment.