Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Flamurtari-Kastrioti, Sukaj një “ujk” në zonë. Zhbllokon me kokë pas asistimit fantastik

Flamurtari dhe Kastrioti luajnë në orën 17:00 në Vlorë për javën e 24-të të Superiores. Vlonjatët besojnë se mund të arrijnë një vend në Europë, ndërsa krutanët dëshirojnë të qëndrojnë mes më të mirëv, kjo e ka treguar edhe rezultate e marra në javët e fundit.

Në rast të një fitoreje, vlonjatët do të kapërcenin Laçi dhe do të katapultoheshin në vendin e katërt të renditjes. Trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare.

 

LIVE | Flamurtari-Kastrioti 1-0

GOL: Sukaj 33′ /

 

KOMENTI LIVE

33’ GOOOOOOL FLAMURTARTI 1-0/ Kotobelli shkon drejt fundores, kroson në zonë, dhe Sukaj godet fort me kokë topin, duke e ndalur në rrjetën e portierit Çekrezi.

 

30’ Marku kërkon të nisë Roxher, por Kotobelli shikon gjithçka dhe mbyll.

28’ Karton i verdhë për Deliajn, për një faull ndaj Bardhit.

17’ Lëviz bukur në zonë Emiljano Musta. Futet në zonë dhe godet, por Çekrezi devijon në goditje këndi.

14’ Top i bukur në hyrje të zonës për Sukajn, me Ndrecën që e mban në lojë, por shkodranit i ikën sfera nga këmbët në momentin e fundit, duke humbur rrezikshmërinë.

10’ Skuadrat të vendosura mirë, dhe nuk lejojnë hapësira boshe në të dyja anët.

4’ Goditje e Markut nga distanca, por topi jashtë portës së Koliçit.

3’ Deliaj nis Sukajn nga krahu i djathtë, por Çekrezi kontrollon.

1′ Nis ndeshja në Vlorë.

Related posts

TIFOZËT NË FESTË/ TIAGO SILVA beson tek projekti i MILANIT, braziliani dëshiron…

Isa.Autor

ÇFARË PO NDODH? Ylli i Real Madridit ndjek këngëtaren e njohur shqiptare në rrjetet sociale

Delo.autor

SFIDA NDAJ DINAMO KIEV NË CHAMPIONS/ Trajneri Pirlo: Duhet të kemi më shumë dëshirë për të arritur rezultatin dhe…

Delo.autor

Leave a Comment