Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Disfata ndaj Skërnderbeut, Cungu largohet nga Kukësi. Ja kush ulet në stol

Armando Cungu nuk do të jetë më trajner  i Kukësit. Pas disfatës në Korçë ndaj Skënderbeu, palët kanë njoftuar përfundimin e bashkëpunimit. Lajmi është konfirmuar nga klubi verilindor nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare:

NJOFTIMI I KUKËSIT:

Futboll Klub Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Armando Cungu. Si pasojë e rezultateve negative te javëve të fundit, drejtuesit e Klubit dhe Armando Cungu kanë arritur me mirëkuptim përfundimin e bashkëpunimit.

Falenderojmë trajnerin Cungu për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë dhe i urojmë suksese në karrierë! Që nga dita e sotme në krye të bankinës sonë do të jetë Ramazan Ndreu,  i cili mbante detyrën e drejtorit të menaxhimit te klubi ynë.

Related posts

PARTIZANI-LAÇI/ Rast i artë për “Demat”, e pabesueshme çfarë ka humbur Solomon (VIDEO)

Delo.autor

Klopp zbulon pikën e dobët të Real Madridit dhe si “bllokohet” Ronaldo

Sadik.Autor

FOTO/ Senatorët japin pëlqimin, të gjithë në Barcelonë presin Messi-n

F.autor

Leave a Comment