Futboll La Liga Sport

PRITET ZYRTARIZIMI I YLLIT NË KORRIK/ Casillas: Është një goditje fantastike e Real Madridit, jam i bindur se…

Eder Militao do të jetë një përforcim i jashtëzakonshëm për Real Madridin, sipas ish-portierit të “Los Blancos”, Iker Casillas. Klubi mbretëror madrilen njoftoi nënshkrimin e mbrojtësit 21-vjeçar më 14 mars, për 50 milion euro, teksa transferimi do të zyrtarizohet më 1 korrik.

Militao nënshkroi me Porto në gusht 2018, por portieri Casillas nuk ka dyshim se shoku i tij i skuadrës do të ketë sukses tek ish-klubi i tij. “Është një goditje fantastike e Real Madridit, – iu tha Casillas gazetarëve. – Ata kanë marrë një lojtar shumë të mirë, me një të ardhme të madhe. Jam i bindur se Militao do të ketë sukses te Real Madridi”.

Sidoqoftë, duke mos pasur asnjë dyshim rreth aftësive të brazilianit për të luajtur në nivelin më të lartë, Casillas paralajmëroi tifozët e bardhë që të kenë durim, pasi të rinjve iu duhet pak kohë që të përshtaten me një ligë të re: “Porto luajti me të, kur ishte shumë i ri dhe Militao tregoi një personalitet të madh.

Ai është shumë fisnik dhe dëshiron t’i bëjë gjërat në mënyrën e duhur. Unë jam pak i frikësuar për përshtatjen e tij, sepse në Spanjë është ndryshe. Gjithmonë i kujtoj se, kur të mbërrijë në Madrid, do të kuptojë se çfarë do të thotë kjo“.

Militao ka bërë 34 paraqitje për Porto, në të gjitha garat, këtë sezon. Ai do të ketë një tjetër mundësi për të treguar veten, kur të përballet me gjigantët e Premier League, Liverpool, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, në prill.

Related posts

“SUPER DUELI I TITANËVE”/ Wilder e MBRON titullin kampion bote në WBC pas barazimit DRAMATIK me Furyn

Isa.Autor

FUTBOLLI NË KOHË PANDEMIE/ Kreu i FIGC: Kështu nuk vazhdohet edhe sezonin tjetër, mjaft!

Delo.autor

SFIDA NDAJ LUFTËTARIT/ Flet trajneri Lerda: Sapo kemi nisur kampionatin, duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment