Futboll La Liga Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Jordi Alba pranon ofertën “stratosferike” të Barcelonës, ja detajet e kontratës

Jordi Alba ka rinovuar kontratë me Barcelonën deri më 30 qershor të vitit 2024, kohë në të cilën mbrojtësi do të jetë 35 vjeç dhe me të gjitha gjasat do e mbyllë karrierën me fanellën “Blaugrana”.

Në kontratën e tij të re, Alba do të ketë klauzolë largimi prej 500 milionë euro edhe pse është lojtar që numëron 29 vite mbi supe. Në prezantimin e marrëveshjes ishte vetë presidenti Josep Maria Bartomeu dhe zëvendës presidenti Jordi Mestre.

Spanjolli është produkt i akademisë “La Masia” edhe pse u shit një herë te Valencia, ai u ble për 14 milionë euro nga Barcelona në vitin 2012 dhe deri tani ka luajtur në 284 ndeshje për katalanasit, ku ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 54 asist.

Related posts

BARCELONA ZHGËNJEN NË “CAMP NOU”/ Por reagimi i “Jashtëtokësorit” në tribunë bën xhiron në rrjet (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUSI NË TELASHE/ Sarri dhe Ronaldo asnjëherë kaq larg: nuk bien dakord për rolin dhe…

Delo.autor

Frika e shpërbërjes/ Orges Shehi kërkon ndihmën e senatorëve të Skënderbeut

Isa.Autor

Leave a Comment