Futboll Sport

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ “DEMAVE”/ Trajneri i Qarabagut: Përvoja duhet të na ndihmojë, veçanërisht…

Trajneri i Qarabagut, Gurban Gurbanov, doli ditën e sotme në konferencë para mediave azere, në vigjilje të takimit të nesërm ndaj Partizanit.

Gurbanov u shpreh se Partizani kundërsulmon rrezikshëm, dhe kjo i ka hapur punë edhe në ndeshjen e parë, ndërsa tha se avantazhi i ekipit të tij është eksperienca e fituar në Kupat e Europës.

“Rivali ynë, Partizani, është shumë serioz dhe i disiplinuar. Mbrohen mirë dhe me agresivitet, dhe kjo na hapi punë në ndeshjen e parë. Partizani kundërsulmon rrezikshëm. Do jetë ndeshje e fortë, por do provojmë të luajmë me mendjen e kthjellët. Do kërkojmë të kënaqim tifozët me një ndeshje të mirë”, tha tekniku i azerëve.

“Ne kemi përvojë në Europë, në një farë mënyrë kjo bën avantazh. Sidoqoftë, jam i shqetësuar kur arrin suksesin, dhe vjen një kohë që ka edhe dështime. Por, përvoja duhet të na ndihmojë, veçanërisht para tifozëve”, theksoi Gurbanov.

Related posts

ABSURDE/ Lojtari i njohur rezulton baba i 3 fëmijëve nga 3 gra, në 2 muaj

Isa.Autor

BALOTELLIN NUK E MBAJNË NERVAT/ Shikoni çfarë bën ndaj tifozëve që lëshonin kore raciste (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Ish-presidenti i Barcelona-s: Moratti më ofroi 250 milionë për…

Delo.autor

Leave a Comment