Sport Të tjera

BASKETBOLL VENDI/ Flamurtari pa rivalë në kampionat, Partizani fiton derbin me Tiranën

Janë luajtur takimet e javës së 12-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra, që kanë konfirmuar skuadrën e Flamurtarit në krye të renditjes. Vlonjatet mposhtën me lehtësi 77-40 Studentin në kryeqytet, në një ndeshje të dominuar nga basketbollistet mike. Për vlonjatet kjo është fitorja e 12-të në kampionat, ku udhëheqin me 24 pikë të plota, të shkëputura nga rivalet.

Triumfon edhe Partizani, që mposhti 105-83 Tiranën në derbin kryeqytetas, duke fituar duelin e dy skuadrave që ndanin vendin e dytë mes tyre, pozicion që tashmë i përket vetëm ekipit të “kuq”. Një vend në play off ka siguruar për momentin Elbasani, që sot mundi 71-63 Vllazninë, një sfidë delikate për të dyja ekipet. Ndërsa Sh.K.B.Tirana fitoi 73-68 ndaj Apolonisë, fitore më së shumti për statistikë.

Basketboll – Kategoria e Parë Femra, java e 12-të

Elbasani – Vllaznia, 71-63

Apolonia – Sh.K.B.Tirana, 68-73

Partizani – Tirana, 105-83

Studenti – Flamurtari, 40-77

Renditja: Flamurtari 24 pikë, Partizani 22 pikë, Tirana 21 pikë, Elbasani 18 pikë, Vllaznia 17 pikë, Studenti 16 pikë, Sh.K.B.Tirana 13 pikë, Apolonia 12 pikë.

Related posts

OFERTË “GALOPANTE” VJEN NGA KINA/ Ylli i Chelseat bën refuzimin e paimagjinueshëm

Delo.autor

“ROBOTI” ËSHTË I PANDALSHËM/ Haland barazon rekordin 60-vjeçar

F.autor

Milan bën goditjen e tretë sezonale, zyrtarizon ish-lojtarin e Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment