Futboll La Liga Sport

“TERMINATORI” I FUTBOLLIT/ “Pleshti” barazon rekordin e Xavit me 100 ndeshje më pak

Leo Messi regjistroi ndaj Lyon-it fitoren e tij të 476-të me fanellën e Barçës, një shifër që e lejon atë të barazojë Xavi. Ky i fundit ishte deri mbrëmë lojtari me më shumë fitore në historinë e klubit katalanas.

Yllit argjentinas i janë dashur të luajë gjithsej 673 ndeshje për të arritur këtë numër fitoresh, pothuajse 100 ndeshje më pak se Xavi. Ish-mesfushorit Blaugrana, që tani luan në Katar, iu deshën 767 ndeshje për të grumbulluar 476 fitore. Të dy bashkë koinciduan për 11 sezone në ekipin e parë azulgrana, duke fituar deri në 24 tituj.

Ndeshja e parë zyrtare e Messit me Barçën erdhi më 16 tetor 2004, kundër Espanyol, në fushën e këtij të fundit. Nga 476 fitore si lojtar i Barcelonës, Messi ka shënuar në 320 ndeshje. Sezoni i tij me më shumë fitore është 2014-2015, në të cilin fitoi “tripletën” e dytë, me 47 ndeshje të fituara.

Related posts

PANIKU NGA “KORONAVIRUSI”/ UEFA vlerëson shtyrjen e Champions League

Delo.autor

REALIZOI DOPIETË NDAJ FINLANDËS/ Griezmann: Nuk flas për të tjerët, por as nuk më pëlqen të mburrem dhe…

Delo.autor

ZYRTARE/ Tirana gjen mbrojtës të majtë në Lezhë, firmos kontratën 3-vjeçare me Përgjonin

Delo.autor

Leave a Comment