Futboll Sport

NUK I MORI NË EUROPIAN/ De Biazi: S’pendohem për Rashicën dhe Salihin, ja pse vendosa ashtu

Xhani De Biazi është pyetur edhe në lidhje me Milot Rashicën dhe Hamdi Salihin, i cili së fundmi ka “varur këpucët në gozhdë”, duke treguar edhe nëse është penduar apo ndien keqardhje që nuk i mori në “Euro 2016”.

de biazi

 

“Rashica? Një lojtar shumë i mirë me një perspektivë të shkëlqyer. Nuk ka ardhur me ne sepse nuk kishte luajtur asnjë ndeshje me ne gjatë kualifikueseve. U kam dhënë kënaqësinë e Europianit djemve që na kishin çuar deri aty.

Milot-Rashica-658x411

Salihi? Është i njëjti diskutim që thashë për Rashicën. Duhen bërë zgjedhje dhe ato që bëra i konsideroja më të drejta në atë kohë. Mora ata lojtarë që dhanë më shumë kontribut në dy vitet e kualifikueseve.

salihi

Hamdiu i ka dhënë shumë Kombëtares, ka qenë i rëndësishëm, por në ato moment duhet të merrja vendime të tjera. Unë nuk shoh emrin e askujt, por interesat e Kombëtares mbi të gjitha”, tha De Biazi për “Panorama Sport”.

Related posts

“TITULLI ËSHTË 95% I JONI”/ Conte pas fitores ndaj Veronës: Të gjithë janë prekur nga kjo situatë sepse…

Delo.autor

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Presidenti i Juventusit reagon për herë të parë ndaj Ronaldos

Isa.Autor

FITON TROFE ÇDO 11 NDESHJE/ Statistikat e frikshme të Hansi Flick, ka më shumë kupa se… humbje

Delo.autor

Leave a Comment