Futboll Premier League Sport

FITORE E RËNDËSISHME/ Të besuarit e Solskjaer mposhtin Watfordin dhe ngjiten në vendin e katërt

Manchester United ka fituar 2-1 ndaj Watford, në ndeshjen e parë pas konfirmimit të Ole Gunnar Solskjaer në stolin e ekipit.

Me fitoren e sotme, Djajtë e Kuq janë ngjitur në vendin e 4-t të renditjes së Premier League duke lënë pas Arsenal që luan nesër ndaj Newcastle.

Ishte Marcus Rashford ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 28’ të takimit pas pasimit të Shaw nga e majta. Që prej debutimit të tij në shkurtin e 2016, Rashford ka shënuar 45 gola për klubin në të gjithë kompeticionet, më shumë se çdo lojtar tjetër.

Pas pushimit ishte Watford ekipi që insistoi për barazimin duke krijuar disa mundësi të mira që u ndalën nga De Gea dhe në minutën e 73′ erdhi goli i nokautit nga Anthony Martial.

Kjo është hera e parë që pas sezonit 1995/96 që katër lojtarë të United ka shënuar 10+ gola në Premier League (Martial, Rashford, Lukaku, Pogba).

Miqtë arritën të shënonin në minutën e 90’ të takimit me Doucoure, por koha nuk mjaftoi për golin e barazimit. Një fitore mjaft e rëndësishme për United në luftën për një vend mes katër më të mirëve.

Related posts

E BUJSHME/ Mayweather nuk kënaqet me pak, pas Khabib synon duelin e dytë me…

Isa.Autor

FITOI TITULLIN KAMPION NË LA LIGA/ Valverde karikon ekipin: Ky është një motivim për skuadrën, për të…

Delo.autor

PAMJET E TMERRSHME/ Momenti kur shembet stadiumi në Rusi, vdes një punëtor 29-vjeçar

F.autor

Leave a Comment