Futboll Seria A Sport

FITORE ME “POKER”/ Napoli i Elseid Hysajt shkatërron “Romakët”

Napoli ka likuiduar Romën me rezultatin 4-1, në një ndeshje të dominuar totalisht nga skuadra napolitane që forcon pozitat në vend të dytë dhe zhyt skuadrën kryeqytetase në krizë.

Ndeshja nisi me një gol të shpejtë nga Milik. Sulmuesi polak bën një marrje topi të mrekullueshme me thembër dhe ndëshkon portierin Olsen. Në vijim është sërish Napoli që dominon në lojë dhe kërkon golin e dytë.

Gjithsesi Roma ia del të barazojë shifrat në fund të pjesës së parë, teksa Perotti kthen në gol një penallti të akorduar nga VAR.

Në pjesën e dytë është skuadra e Ancelotti që zgjidh situatën shpejt me dy golat e Mertens dhe Verdi, minuta e 50’-të dhe 55’-të.

Do rezultojë e pafat minuta e 68’-të për mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj, i cili largohet nga fusha i dëmtuar, ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të tij.

Për ta kthyer këtë ndeshje në poker mendoi Younes, që 9 minuta para fundit shënoi edhe golin e katërt ndaj një Rome të çorientuar dhe me Ranierin që duket i pafuqishëm për të kthyer skuadrën në binarë.

Me këtë fitore Napoli shkon në kuotën e 63 pikë në vend të dytë, ndërsa Roma mbetet në vend të 6-të me 47 pikë, 4 më pak se Milani dhe 1 më pak se Atalanta.

Related posts

I PAKËNAQUR ME SITUATËN/ Agjenti i Hysaj: Mund të largohet nëse nuk luan rregullisht, mirëpo…

Delo.autor

Laporte kërkon largimin nga Bilbao, e pret Manchester City

Q.Autor

KOMBËTARJA U-21/ Në prag të ndeshjes me Spanjën, ABAZAJ lutet për gol (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment